Detaje të reja për shpërthimin afër stacionit policor në Veri

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:11
Detaje të reja për shpërthimin afër stacionit policor në Veri

Një shpërthim afër stacionit policor në Mitrovicën Veriore, është dëgjuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia informon se nga ky shpërthim është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:


SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Kral Petra, Mitrovicë Veri 06.05.2023-02:46. Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

(Kosova Sot Online)