Kurti: Parashikojmë për më pak se 10 vjet më shumë se 1300 megabit të prodhuar nga energjitë e rinovueshme

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 11:11
Kurti: Parashikojmë për më pak se 10 vjet më shumë se 1300 megabit të prodhuar nga energjitë e rinovueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria të cilën ai e drejton, parasheh zhvillimin e energjisë së ripërtërishme në 10 vitet e ardhshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kam pasur kënaqësinë të jem pjesë e vendit ku ndajmë sfidat fitoret dhe vizionet me njëri-tjetrin, ndërsa përmenda arritjet e së kaluarës, jam edhe më entuziast për ato të së ardhmes që po shikojmë në vitet ambicioze dhe të gjelbra përpara”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe marrëveshjen e fundit me FMN-në, e cila do të përdoret për energjinë e riprodhueshme.

Kurti tha se janë duke i krijuar fondet e para sovrane të pasurisë së vendit.

“Marrëveshja e fundit me FMN-në na jep 80 milionë euro fillestare për ndërtimin e kondensatorëve të energjisë së rinovueshme dhe diellore me mundësinë e 80 milionëve të tjerë dhe në strategjinë tonë energjetike 2022-2031 parashikojmë për më pak se 10 vjet më shumë se 1300 megabit të prodhuar nga energjitë e rinovueshme. Po krijojmë gjithashtu fondet e para sovrane të pasurisë së vendit tonë”, deklaroi kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)