
Foshnja 2 muajshe fëmija i dytë i braktisur nga 22 vjeçarja

Kanë dalur detaje të reja nga braktisja e një foshnje në Golem dy ditë më parë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga një qytetar, i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit.
Burime bëjnë dije se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social. Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares.
(Kosova Sot Online)