Prishtinë: Një e mitur deklaron se është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur, njëri e filmon

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 09:14
Prishtinë: Një e mitur deklaron se është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur, njëri e filmon

Një e mitur në Prishtinë, ka raportuar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, e mitura viktime ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar.

SULM SEKSUAL /KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI

Prishtinë 22.01.2023 – 12:35. Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme. Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS. Me vendim të prokurorit një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)