Detajet të reja nga ngjarja ku dy turiste të huaja u gjenden pa jetë në Valbonë

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 19:16
Detajet të reja nga ngjarja ku dy turiste të huaja u gjenden pa jetë në Valbonë

Dy turiste të huaja kanë gjetur vdekjen, teksa ishin duke eksploruar në Valbonë. Mësohet se ato janë rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kanë përfunduar në greminë.

Kamë humbur jetën dy turistet të identifikuara me inicialet B. M nga Belgjika dhe J. B nga Franca. Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në vendin e quajtur “Qafë Valbonë.

Për shkak të terrenit të ashpër si edhe kushteve atmosferike, as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur trupat e pajetë. Për pasojë, për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

“Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.

(Kosova Sot Online)