Përplaset 'kokë më kokë' vetura e dasmorëve

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 09:50
Përplaset 'kokë më kokë' vetura e dasmorëve

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se një veturë e dasmorëve është përplasur me një tjetër rrugë, e për pasojë është plagosur shoferi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë si dhe lagështira e rrugës, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

(Kosova Sot Online)