
Ligji për kontrollin e duhanit: Peci: Janë bërë mbi 3200 inspektime, u shqiptuan 460 gjoba

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është shprehur i vendosur në zbatimit e ligjit për kontrollin e Duhanit.
Peci ka thënë se janë bërë mbi 3200 inspektime, dhe janë shqiptuar 460 gjoba për shkelësit e ligjit.
Peci ka bërë thirrje që të rrespektohet ky ligj dhe që të ruhet shëndeti publik.
‘’AUV-i ditëve të fundit ka marrë veprime për parandalimin e pirjes së duhanit në vendet e ndaluar, jemi në implementimin e këtij ligji në lokalet e ndryshëm, hotele, kafiteri. Janë bërë mbi 3200 inspektime e janë shqiptuar 460 gjoba, nga këtu përçojmë mesazhin që të respektohet ligjin që të ruajmë shëndetin publik”, është shprehur Peci.
(Kosova Sot Online)