37 vjeçarja ja vë flakën barnatores, thotë se ilaçet që kishte blerë i kishin shkaktuar probleme shëndetësore

  • E.K /
  • 10 May 2023 - 13:45
37 vjeçarja ja vë flakën barnatores, thotë se ilaçet që kishte blerë i kishin shkaktuar probleme shëndetësore

Një 27-vjeçare në Tiranë është arrestuar , pasi ka tentuar ti vërë flakën një barnatore, ku kishte blerë ilaçe, me pretendimin se këto ilaçe kishin shkaktuar probleme në shëndetin e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të digjte një farmaci pasi ilaçet e blera i kishin shkaktuar probleme shëndetësore, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se ishte tentuar të digjej me lëndë djegëse, një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pretend”, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)