Goditi me grusht në kokë të moshuarin pas një sherri, arrestohet 46-vjeçari

  • E.K /
  • 11 May 2023 - 15:54
Goditi me grusht në kokë të moshuarin pas një sherri, arrestohet 46-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë arrestuar një 46 vjeçar, banues në Cërrik, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, 59 vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit po merr asistencë mjekësore, në spital.

Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

(Kosova Sot Online)