Rafuna: Punëtorët që vijnë nga Bangladeshi, Nepali e vendeve tjera, nuk kanë synim me jetu dhe punu në Kosovë

  • E.k /
  • 12 May 2023 - 08:40
Rafuna: Punëtorët që vijnë nga Bangladeshi, Nepali e vendeve tjera, nuk kanë synim me jetu dhe punu në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se punëtorët që vijnë nga Bangladeshi apo Nepoli, për të punuar në Kosovë nuk e kanë synim të qëndrojnë e punojnë në Kosovë, por siç thotë ai, ata Kosovën e përdorin si një vend tranzit ta gjetur një mundësi për të dalë më tutje në një vend tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ma rentabël është me i punësu kosovarët, sesa me i marrë prej Bangladeshit, për arsye se edhe ata që na vijnë prej Bangladeshit, Nepolit apo vendeve tjera, nuk vijnë me synimin që në Kosovë me të vërtetë të punojnë dhe të qëndrojnë edhe ata Kosovën dojnë ta përdornin vetëm si një vend tranziti për ta gjetë një mundësi për të dalë më tutje”, tha Rafuna.

(Kosova Sot Online)