
Suharekë: Vdes një person, policia gjeti një armë në vendin e ngjarjes

Policia ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje në Suharekë, përcjell "Kosova Sot Online".
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitë relevante policore kanë sekuestruar nga vendi i ngjarjes një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)