Ambasadorët e QUINT’it shkojnë te Albin Kurti

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 11:29
Ambasadorët e QUINT’it shkojnë te Albin Kurti

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë kanë shkuar sot për takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi ndodh pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësishtë procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”, u tha në reagimin e BE’së.

(Kosova Sot Online)