Lajçak flet për takimin që pati me Vuçiqin e Petkoviqin, u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes

  • E.K /
  • 12 May 2023 - 14:15
Lajçak flet për takimin që pati me Vuçiqin e Petkoviqin, u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka treguar se në Beograd, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka thënë se takimi i paralajmëruar të hënën në nivel kryenegociatorësh është mundësi e mirë për t’i adresuar çështjet e dialogut.

“Në Beograd u takova me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm” – ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)