Takim historik, Kryeministri Kurti zhvillon takim pajtimi me me kreun e BSPK’së, ZKM zbulon se për çka folën

  • S.A /
  • 13 May 2023 - 08:28
Takim historik, Kryeministri Kurti zhvillon takim pajtimi me  me kreun e BSPK’së, ZKM zbulon se për çka folën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Sipas ZKM’së, gjatë këtij takimi ata kanë folur për të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimin sindikal dhe pagën minimale, që ka kaluar në lexim të parë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Z. Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste. Kryeministri Kurti falënderoi z. Hykolli për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në kuvend, ishin çështjet kryesore, të cilat u diskutuan gjatë takimit.

Z. Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Hykolli për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi.

(Kosova Sot Online )