
Mashtroi 32-vjeçararin duke ja marrur 10 mijë euro, arrestohet 46 vjeçarja

Një 46-vjeçare është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi përmes rrjeteve sociale ka mashtruar një shtetas nga Maqedonia e Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.
46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.
Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro, njofton policia.
Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
(Kosova Sot Online)