Aksident i rëndë: Vetura del nga rruga, vdes 69-vjeçarja

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 10:30
Aksident i rëndë: Vetura del nga rruga, vdes 69-vjeçarja

Një aksident i rëndë dhe fatal ka ndodhur mbrëmë vonë në Selenicë të Vlorës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi i mjetit tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë një 69-vjeçare ka humbur jetën ndërsa tre persona të tjerë mbetën të lënduar.

Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

(Kosova Sot Online)