Arrestohen dy kosovarë 19-vjeçar në Muriqan, tentuan të kalonin kufirin me kanabis

  • E.k /
  • 13 May 2023 - 13:13
Arrestohen dy kosovarë 19-vjeçar në Muriqan, tentuan të kalonin kufirin me kanabis

Dy të rinj 19-vjeçar nga Kosova janë arrestuar në Muriqan pasi tentuan të kalojnë kufirin me lëndë narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrolleve, ju është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të kalonin kufirin me sasi të lëndëve narkotike (cannabis sativa), arrestohen 2 të rinj nga Kosova në Muriqan.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasit me iniciale N. K. dhe D. M., të dy të moshës 19-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasit N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volksëagen”.

Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit N. K. dhe D. M., të dy 19 vjeç dhe banues në Prizren, si dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)