Voton edhe Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 11:08
Voton edhe Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja

Në një prej qendrave të votimit në Surrel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka votuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur për problemet e shkaktuara në orët e para për shkak të votimit elektronik, Rama ka dhënë dhe një mesazh për KQZ.

“Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ato zona ku në fillim nuk punuan aparatura. Të gjithë ata që nuk votuan herën e parë, uroj të kthehen sërish të japin votën e tyre”, tha ai.

(Kosova Sot Online)