Prishtinë: Shtiu në drejtim të një veture, armën e gjuajti në shportë mbeturinash

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 09:42
Prishtinë: Shtiu në drejtim të një veture, armën e gjuajti në shportë mbeturinash

Dje është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka gjuajtuar një armë zjarri AK-47 në një shportë mbeturinash, me të cilën dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të një veture ku ndodheshin tre persona, shkruan “Kosova Sot Online”.

Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 14.05.2023-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës. Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)