Demokracia fitoi - Fredi Beleri reagon nga qelia pas fitores në zgjedhjet vendore

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 12:04
Demokracia fitoi - Fredi Beleri reagon nga qelia pas fitores në zgjedhjet vendore

Pas shpalljes së fitores në Himarë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bleri ka reaguar nga mbajtja në  paraburgim. Në faqen e tij zyrtare në Facebook është shkruar se sot kanë fituar qytetarët e Himarës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Postimi:

Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!

(Kosova Sot Online )