Vrasje makabre e sportistit të famshem, yllit të MMA-së, Mauro Chaulet nga policia ushtarake

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 10:10
Vrasje makabre e sportistit të famshem, yllit të  MMA-së, Mauro Chaulet  nga policia ushtarake

Lajmi tragjik ka pushtuar mediet botërore: Ylli i MMA-së, Mauro Chaulet është qëlluar për vdekje nga policia ushtarake në Porto Alegre! 

34-vjeçari thuhet se ishte përfshirë në një sherr të dhunshëm me një oficer policie ushtarake në një lokal përpara se incidenti të përshkallëzohej, transmetok "Kosova Sot Online ".

Sipas mediave lokale, përkatësisht Radio Guaiba, Chaulet vdiq nga një plagë me armë zjarri, ndërsa një shoqëruese e tij u qëllua gjithashtu, por mbijetoi.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth mesnatës, në Auma Bar, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit.

Disa raportime bëjnë të ditur se gruaja e Chaulet ishte përfshirë në një debat me një grua që shoqëronte oficerin e policisë.

Mësohet se oficeri i policisë ushtarake ka qenë jashtë detyrës, por ai nuk kishte ngurruar të përdorë armën. Nuk është e qartë se kush ekzekutoi të shtënën e parë. 

Raportimet e mediave lokale shtojnë se Chaulet arriti të qëllojë oficerin e policisë në ijë. Është ende e paqartë nëse ai e bëri këtë me armën e tij apo të oficerit.

Menjëherë pas kësaj, Chaulet u qëllua pas shpine, ndërsa i afërmi i tij u qëllua në stomak.

Si gruaja ashtu edhe oficeri i policisë u dërguan me urgjencë në spital me lëndime të rrezikshme për jetën, por raportohet se të dy i kanë mbijetuar incidentit.

(Kosova Sot Online )