Kryebashkiaku i Maliqit siguron mandatin e 7

  • E.K /
  • 15 May 2023 - 14:17
Kryebashkiaku i Maliqit siguron mandatin e 7

Kandidati i Partisë Socialist, Gëzim Topçiu, ka fituar mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq, transmeton "Kosova Sot Online".

Bashkia e Maliqit ka preferuar gjithmonë kandidatë të së majtës në zgjedhjet lokale, por në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, rezultati ka qenë i ngushtë. Socialistët zgjeruan fitoren e tyre në zgjedhjet që pasuan ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e bashkisë arritën të marrin 52% të votave përkundrejt 43% që morën dy partitë opozitare, PD dhe LSI.

(Kosova Sot Online)