Zyrtarisht sot hyn në fuqi rregullorja e BE-së e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 15:45
Zyrtarisht sot hyn në fuqi rregullorja e BE-së e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot hyn në fuqi Rregullorja e BE-së 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën, ka njoftuar Instituti EPIK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tash, thjesht pritet 1 janari i vitit 2024, që kosovarët të mund të lëvizin lirshëm në zonë Schengen.

Me botimin e vendimit për liberalizimin e vizave në Gazetën Zyrtare të BE-së në prill, u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)