Bërnabiq: Pa themelimin e Asociacionit po i humb kuptimi vazhdimit të dialogut

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 16:14
Bërnabiq: Pa themelimin e Asociacionit po i humb kuptimi vazhdimit të dialogut

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pa themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe po i humb kuptimi vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, për krijimin e Asociacionit po presin tash e 10 vjet.

Këto komente ajo i bëri pas një takim që pati me ministren për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edstadtler me të cilën foli për zbatimiin e Marrëveshjes së Brukselit.

Siç bën të ditur zyra për media e Bërnabiqit, në takim  ajo theksoi se Austria është investitori i tretë më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i pestë tregtar i jashtëm në shkëmbimin e shërbimeve.

(Kosova Sot Online)