Kënd do ta mbeshtetë Ogani në balotazh në Turqi?

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 16:53
Kënd do ta mbeshtetë Ogani në balotazh në Turqi?

Sinan Ogan është fakor në Turqi pasi mori mbi 5 për qind të votave – vota të rëndësishme në baloptazh për Erdoganin apo Kilicdaroglu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Në një intervistë Ogan thotë se do të konsultohet me bazën e tij të votuesve përpara se të marrë një vendim se kë do të mbështesë në balotazh.

“Por ne tashmë e kemi bërë të qartë se lufta kundër terrorizmit dhe kthimi i refugjatëve janë vijat tona të kuqe”, tha Ogan.

Ai tha se mund të mbështeste Kilicdaroglu në balotazh vetëm nëse kandidati i opozitës pranon të mos i ofrojë lëshime një partie pro-kurde. Ai shtoi se qëllimi i tij ishte të hiqte dy parti kryesisht kurde nga “ekuacioni politik” i Turqisë dhe të forconte nacionalistët dhe laikët turq.

(Kosova Sot Online)