Me ndërmjetësimin e Lajçakut, ka përfunduar takimi në nivel të negociatorëve në Bruksel

  • A.P /
  • 15 May 2023 - 18:11
Me ndërmjetësimin e Lajçakut, ka përfunduar takimi në nivel të negociatorëve në Bruksel

Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimi i radhës në nivel të negociatorëve në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri tani, ende nuk ka ndonjë deklarim nga palët nëse është arritur ndonjë progres në raundin e ri të dialogut, ku ishin ballë për ballë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Në fokus pritet të ketë qenë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj.

(Kosova Sot Online)