Peci: Kemi fakte se lokalet afariste në zemër të Prishtinës janë pronë e ministrisë së Bujqësisë

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 16:26
Peci: Kemi fakte se lokalet afariste në zemër të Prishtinës janë pronë e ministrisë së Bujqësisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është sinjalizuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci me largim nga objekti i selisë, që ndodhet në lagjen Ulpiana në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Përmes llogarisë së tij sociale, Peci ndër të tjera ka shkruar: "Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë".

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:


Mirëmëngjesi Prishtinë! 
?Mirëmëmgjesi Kosovë!
?Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
?Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse ska se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë.
?700 metra katrorë!
Oborr i shndërruar në depo!
⚖️Vepra penale me bollëk! 
?‍♂️Përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çeshtjeje kemi kërkuar edhe nga Kryetari i Prishtinës me të cilin jemi dakorduar që ta ndërmarrë një aksion përmes inspektoriatit.  
?Përkundër dakordimin me gjasë nuk i ka pa edhe 3 kërkesat e drejtuara përmes emaili, që ta lirojë pronën e Ministrisë dhe t'ia kthejë titullarit. 
?Ata që i kanë lejuar dhe mundësuar këto veprimtari janë emra të përvetshëm e që prokuroria i posedon me fakte. 
?Që nga viti 2012, janë edhe shumë përgjegjës të tjerë që pavarësisht informatave për keqpërdorime, me vetëdije të plotë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.


Është në pikëpyetje nëse ministria do t’ia mundësojë vazhdimin e qëndrimit AAK-së edhe pas 2023, kur edhe pritet t’i skadojë afati i kontratës. 

(Kosova Sot Online)