Avokati thotë se nuk ka bastisje në zyrat e NPB’së, sipas tij cak janë ish-zyrtarët e ndërmarrjes

  • E.k /
  • 17 May 2023 - 11:45
Avokati thotë se  nuk ka bastisje në zyrat e NPB’së, sipas tij cak janë ish-zyrtarët e ndërmarrjes

Përfaqësuesi i NPB-së, Valdrin Behrami, tha se në Ndërmarrjen Publike Banesore nuk është duke u zhvilluar ndonjë aksion policor, transmeton "Kosova Sot Online".

Behrami tha se nga mediat e kanë kuptuar se aksioni po zhvillohet tek ish-zyrtarët e NPB-së, që sipas tij bëhet fjalë për ish-kryeshefin dhe ish-anëtarët e bordit që ndërlidhet “me kontratën e bashkë-inevstimit në Lakrishtë”.

“Nuk ka bastisje në zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore. Nga mediat e kam kuptuar dhe e kemi kuptuar edhe ne si përfaqësues të NPB-së, se janë duke u zhvilluar disa aksione nga policia tek ish-zyrtarët paraprakë që ndërlidhen me kontratën e bashkë-inevstimit në Lakrishtë, ne nuk kemi informacione më tepër sepse ata janë ish-punonjës dhe ne jemi tani zyrtarë të ri që nuk kemi asnjë raport me zyrtarët praprakë. Deri më tani në zyret e NPB-së nuk ka pasur asnjë rast përveç rastit paraprak që ka qenë para disa muajsh por tani për tani nuk ka asnjë aksion në ambientet e punës të NPB”, tha Behrami.

(Kosova Sot Online)