Ja pse policia gjobiti shoferin me 500 euro

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 17:55
Ja pse policia gjobiti shoferin me 500 euro

Pasi ishte duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Kontroll të Autostradave e ka gjobitur sot një shofer të një automjeti me 500 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se targat janë konfiskuar dhe se mjeti është larguar nga trafiku.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, i njëjti është gjobitur me 500€, targat janë konfiskuar ndërsa mjeti është larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)