Gashi: Nëse nesër do të ketë përshkallëzim të situatës fajtor do të jetë Vuçiqi

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 21:20
Gashi: Nëse nesër do të ketë përshkallëzim të situatës fajtor do të jetë Vuçiqi

Duke folur për betimin e 4 kryetarëve të komunave në veri, që është i planifikuar të bëhet nesër, analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse do të ketë dhunë në këtë ngjarje, fajtore do të jetë Serbia.

Gashi ka deklaruar se serbët e veriut nuk janë të interesuar për destabatlizim të situatës.

Ai ka thënë se këtë gjë mund ta bëjë vetëm presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shërbimet e tij ilegale.

“Nëse aty do të ketë përshkallëzsim të situatës, fajtore do të jetë Serbia, jo serbët lokalë, por Vuçiqi i cili do t’i përdorë shërbimet e tij për destabilizimin e situatës”, ka thënë Gashi

Gashi i ka dhënë merita Qeverisë dyvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se në veri ka përmirësime të dukshme gjatë kohës së qeverisjes së tij.

“Për 2 vjet nëse diçka ka përmirësim, ka përmirësim sa i përket gjendjes në veri”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Gashi ka vlerësuar se kryetarët e rinj, duhet veçanërisht të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë të veriut.

“Këta kryetarë, edhe pse teknikë, me kompetenca të kufizume etj, dueht ta bëjnë të pamundurën që të punpjnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, sidomos atyre serbë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)