Erden Atiq sot do të caktojë nënkryetaren e Mitrovicës Veriore nga komuniteti serb
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nedzad Ugljan, para betimit të kryetarit të ri të kësaj komune, Erden Atiq, ka thënë se gjithçka është bërë gati, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai njoftoi se Atiq do ta zgjedh edhe nënkryetaren e komunës, e cila do të jetë nga komuniteti serb.
“Sot do të zgjedhet edhe nënkryetarja dhe ajo vjen nga komuniteti serb. Atë do ta caktojë kryetari”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
