Përndiqte 4 të mitura prej muajsh dhe i dërgonte materiale me përmbajtje të papërshtatshme, arrestohet 35-vjeçari

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 15:52
Përndiqte 4 të mitura prej muajsh dhe i dërgonte materiale me përmbajtje të papërshtatshme, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka përndjekur 4 të mitura për një periudhë kohore prej tre muajsh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se ai i dërgonte në rrjetet sociale video me pamje të papërshtatshme.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë

Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.

(Kosova Sot Online)