Pejë: Nga “hetim i vdekjes” në “vrasje nga pakujdesia”, arrestohet një person për një rast të ndodhur në shkurt

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 09:59
Pejë: Nga “hetim i vdekjes” në “vrasje nga pakujdesia”, arrestohet një person për një rast të ndodhur në shkurt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar një person si të dyshuar lidhur me një rast që ka ndodhur në shkurt të këtij viti në fshatin Levoshë të Pejës, transmeton “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Fsh. Levoshë, Pejë 04.02.2023, 11:43. Me datën 19.05.2023 është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes në vrasje nga pakujdesia. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)