QUINT dhe BE thirrje Qeverisë: Zbatojeni urgjentisht vendimin për Manastirin e Deçanit

  • E.k /
  • 20 May 2023 - 10:40
QUINT dhe BE thirrje Qeverisë: Zbatojeni urgjentisht vendimin për Manastirin e Deçanit

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”.

QUINT bëri me dije se ky është një kusht për rrugën përpara të Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshill të Europës, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”.

(Kosova Sot Online)