Ministri Krasniqi tregon se kur do të betohen tre kryetarët e tjerë në Veri

  • E.K /
  • 20 May 2023 - 11:56
Ministri Krasniqi tregon se kur do të betohen tre kryetarët e tjerë në Veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se javën tjetër do të bëhen publike datat se kur do të japin betimin edhe tre kryetarët e komunave veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se propozimet i bëjnë kryetarët kurse Ministria i aprovon.

“Besoj se të hënën bëhen publike por ende s’kemi pranuar ndonjë ftesë apo propozim. Deri më tani, ende s’ka ndonjë datë”, është shprehur Krasniqi.

(Kosova Sot Online)