Lajmi i fundit: Në Prishtinë gjenden mbetje mortore

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 18:21
Lajmi i fundit: Në Prishtinë gjenden mbetje mortore

Në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, sot (e hënë) ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas ekspertëve dyshohet se i përkasin një personi të nacionalitetit shqiptar të vrarë e më pas të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

(Kosova Sot Online)