Në Teqenë e madhe në Gjakovë vidhen rreth 200 mijë euro

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 21:26
Në Teqenë e madhe në Gjakovë vidhen rreth 200 mijë euro

Raportohet se në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë marramendëse e parave, ku vlera e saj dyshohet të jetë 200 mijë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”

(Kosova Sot Online)