Kamberi: I kam dërguar shkresë Borrellit dhe Lajçakut për Luginën, nuk ka ndonjë reagim konkret

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 11:09
Kamberi: I kam dërguar shkresë Borrellit dhe Lajçakut për Luginën, nuk ka ndonjë reagim konkret

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, a thënë se i është drejtuar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, me një shkresë për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Përveç në Senatin dhe Kongresin amerikan unë drejtpërdrejtë iu kam drejtuar me një shkresë edhe zotit Borrell dhe Lajçak i cili është ndërmjetës për dialogun Kosovë – Serbi por siç thotë emërtimi i tij edhe për çështje të tjera të Ballkanit Perendimor. E tash nuk ka ndonjë reagim konkret, ajo që thuhet në letrën kthyse të zotit Borrell dhe Lajçak që kam marrë unë se të drejtat e shqiptarëve janë një shqetësim edhe për Bashkimin Evropian por se duhet të trajtohen në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)