Ferizaj: Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për një vit

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 11:59
Ferizaj: Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për një vit

Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 25 vjeça,r i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, pasi në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)