Vritet me armë zjarri një qen në Prishtinë, avokati Koci:Ai që e gjuan kafshën me plumb, është i rrezikshëm edhe për njerëzit

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 13:15
Vritet me armë zjarri një qen në Prishtinë, avokati Koci:Ai që e gjuan kafshën me plumb, është i rrezikshëm edhe për njerëzit

Avokati, Arianit Koci, ka publikuar një video, ku thotë se një qen është vrarë me armë zjarri afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Koci ka postuar videon e qenit të pajetë.

Ai ka kërkuar nga Policia që të fillojnë hetimet lidhur me këtë rast.

“Në qendër të Prishtinës, dikush me plumb e ka vrarë këtë qenushe. Parmbrëmë. Abuzimi i tmerrshëm i kafshëve, e në veçanti qenve, është njëra prej arsyeve që qentë po i sulmojnë njerëzit. Përndryshe, ai që e gjuan kafshën me plumb, është i rrezikshëm edhe për njerëzit. Policia duhet urgjentisht me i fillu hetimet, nëse nuk i ka filluar deri më tani. Në anën tjetër, qenushja po rrin qe dy ditë në këtë vend, dhe asnjë shërbim komunal nuk e ka parë të arsyeshme me e largu trupin i cili tani mund të jetë burim i infeksioneve”, ka shkruar Koci në Facebook.

(Kosova Sot Online)