Padia kundër Serbisë, Konjufca: Kemi angazhuar ekspertë të nivelit botëror

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 13:52
Padia kundër Serbisë, Konjufca: Kemi angazhuar ekspertë të nivelit botëror

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar se Kosova ka konsultuar ekspertë të nivelit botëror sa i përket përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për gjenocid, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tutje ka thënë se vështirësitë për çështjen e padisë ndaj Serbisë kanë qenë më shumë me aspektin procedural se sa sesa përmbajtjesore.

“Vështirësitë për padinë kanë qenë shumë më shumë të natyrës teknike/procedurale, sesa përmbajtjesore. Sepse material profesional për padinë…mendoj që kemi ardhur në një kornizë shumë profesionale, me njerëz më të thirrur botëror. Por çështjet procedurale nuk janë të lehta, sa i përket të drejtës së Kosovës për ta dorëzuar një padi në institucionet përkatëse.

(Kosova Sot Online)