
30 vjeçari në Fushë Kosovë u arrestua për kanosje, por rezultoi se kërkohej edhe për 5 vjedhje

Një 30 vjeçar është arrestuar sot në Fushë – Kosovë, pasi dyshohet për disa vepra penale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, personi në fjalë është arrestuar për një rast kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata.
Policia ka njoftuar se personit të dyshuar, policia i ka gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri, 9 fishekë dhe sasi të substancës narkotike.
(Kosova Sot Online)