Pa patentë dhe shpejtësi tej normave, vëllai dhe shokët mbijetuan, 17-vjeçari vdiq në vend

  • E.k /
  • 23 May 2023 - 15:23
Pa patentë dhe shpejtësi tej normave, vëllai dhe shokët mbijetuan, 17-vjeçari vdiq në vend

Kanë dalur detajë të reja rreth aksidentit trafik që i mori jetën një 17-vjeçari dje në Baldushk, përcjell “Kosova Sot Online”.

Burime bëjnë me dije se viktima po udhëtonte së bashku me vëllanë dhe dy miq të cilët nuk pësuan dëmtime serioze.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Adoleshenti duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

(Kosova Sot Online)