Ramabaja: Në Serbi do të ketë zgjedhje në vjeshtë

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 21:40
Ramabaja: Në Serbi do të ketë zgjedhje në vjeshtë

Në Kosovë nuk pritet të ketë zgjedhje në nivel nacional, ndërsa ka thënë se në Serbi ky është opsion real, ka deklaruar  Sadri Ramabaja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramabaja po ashtu ka thënë se Serbia është afër “luftës civile”.

Ai u është përgjigjur analistëve, Valon Syla dhe Ilir Mirena, që thanë se në Kosovë do të ketë zgjedhje në një të ardhme të afërt.

“Në Serbi do të ketë zgjedhje në vjeshtë, jo në Kosovë”, tha ai.

Ai ka numëruar disa arsye për mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi, e ndër kryesoret e ka përmendur mos gatishmërinë që të përmbushen obligimet që janë marrë me Marrëveshjen e Brukselit.

(Kosova Sot Online)