Prej ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e vdekur 49 vjeçarja
49-vjeçarja, Mimoza Kristo, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët e saj prej disa ditësh, është gjetur pa shenja jete, përcjell "Kosova Sot Online".
Viktima u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë.
Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se Mimoza u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.
(Kosova Sot Online)
