Arrestohet shqiptari në Spanjë pasi dyshohet se vodhi bizhuteri

  • A.P /
  • 24 May 2023 - 17:27
Arrestohet shqiptari në Spanjë pasi dyshohet se vodhi bizhuteri

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për vjedhje të bizhuterive me vlerë mbi 67 mijë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat e huaja shkruajnë se policia spanjolle ka kapur shqiptarin duke drejtuar automjetin e tij, ku brenda u gjetën 375 bizhuteri të vjedhura, me vlerë 67,575 euro.

Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Álava.

(Kosova Sot Online)