Dodik u takua me Putinin, reagon SHBA

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 13:42
Dodik u takua me Putinin, reagon SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj liderit të serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, duke thënë se akuzuat e këtij të fundit janë absurde dhe me qëllim të keq.

Dodik akuzoi perëndimin se po e sulmojnë Listën Serbe në Bosnje. Ai është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në një kohë kur perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

”Akuzat e fundit të Milorad Dodik, si shumica e pretendimeve të tij, janë absurde dhe me qëllim të keq. Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk po kërcënojnë Republikën Srpska ose aspiratat e banorëve të saj për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në Bosnje dhe Hercegovinë.

(Kosova Sot Online)