FSK-ja merr donacion nga Gjermania tre kamiona në vlerë 405 mijë euro

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 15:05
 FSK-ja merr donacion nga Gjermania tre kamiona në vlerë 405 mijë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, ka marrë donacion tre kamion të autoshkollës me vlerë prej 405 mijë euro-sh nga Gjermania, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Mehaj ka thënë se përmes këtyre automjeteve do të lehtësohet zhvillimi i orëve praktike.

Mehaj ka falenderuar zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë.

“Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranuam tre kamionë të autoshkollës në vlerë prej 405.000€ si donacion nga Gjermania, duke lehtësuar kësisoj përmes këtyre automjeteve zhvillimin e orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licensimit për kategorinë C. Me këtë rast, në ceremoninë e pranim-dorëzimit falenderova zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Republikës e Kosovës, z. Mathias Conrad, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tone”, ka shkruar Mehaj.

(Kosova Sot Online)