
Përfshihet nga zjarri banesa e këngëtarëve të njohur në Prishtinë

Rapotohet se është përfshirë nga zjarri, banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.
I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.
Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.
(Kosova Sot Online)