Ky ministër nesër viziton Kosovën

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 20:18
Ky ministër nesër viziton Kosovën

Të premten Kosovën do ta vizitojë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai do të takohet me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pas takimit, në ora 10:00 do të ketë një konferencë për media nga Gërvala dhe Osmani.

(Kosova Sot Online)